Aktualitet

Përmbyset minibusi me 20 pasagjerë në Vermosh, 4 të plagosurit nisen për spital

Ata janë transportuar me ambulancë drejt spitalit, por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.

7 Gusht 2022, 18:09 Nga k.m.
Përmbyset minibusi me 20 pasagjerë në Vermosh, 4 të
Pamje nga aksidenti

SHKODËR- Një minibus është përfshirë në një aksident të frikshëm ditën e sotme në aksin rrugor Koplik-Vermosh. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Rruga për Stare”, në afërsi të Rrapshe e Hotit, e deri më tani raportohet për katër pasagjerë të plagosur.

Ata janë transportuar me ambulancë drejt spitalit, por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. Ndërsa fatmirësisht, pasagjerët e tjetër nuk kanë marrë dëmtime serioze dhe janë trajtuar në vend.

Raportohet se 20 persona kanë qenë duke udhëtuar me minibusin që është përmbysur në mes të rrugës për shkaqe ende të paqarta. Ndërkohë që Policia e Shtetit dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi: Në aksin rrugor Tamarë-Koplik  mjeti tip Benz, furgon, me drejtues shtetasin M. K. 51 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë furgoni është batuar në një anë në rrugë. Si pasojë janë lënduar lehtë pasagjerët, shtetasit Z.  G.  80 vjec, Gj. P. 64 vjec , Xh.  Rr. 23 vjec, D. V. 32 vjec, të cilët kanë marrë mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe më pas janë larguar në banesa. Grupi hetimor vijon veprimet e mëtejshme për  sqarimin e rrethanave të aksidentit. 

shkoder aksidenti ne shkoder

Sondazh

Poll