Aktualitet

Riaktivizohen dy vatra zjarri në Krujë, fshatrat Halil dhe Arrameras nën pushtetin e ujit

Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po tenton të shuajë flakët.

7 Gusht 2022, 17:55 Nga F.M
Riaktivizohen dy vatra zjarri në Krujë, fshatrat Halil dhe Arrameras
Zjarr

KRUJË- Dy vatra zjarri janë riaktivizuar këtë pasdite në Krujë. Bëhet fjalë për vatrat në fshatrat Halil e Arrameras. Flakët janë favorizuar nga era dhe janë përhapur me shpejtësi e për pasojë rrezikohen banesat në zonat pranë. 

Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po tenton të shuajë flakët. Por, situata duket e vështirë për shkak të erës dhe zonës së thepisur. 

zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll