Aktualitet

VIDEO/ Zjarri masiv në Mirditë, ndërhyn helikopteri, MM: Zjarrfikësit punojnë dhe nga terreni

MM ka publikuar pamje krah të cilës shkruan se forcat zjarrfikëse nga Mirdita, Tirana, Kukësi e Burreli janë duke punuar nga terreni.

7 Gusht 2022, 16:22 Nga F.M
VIDEO/ Zjarri masiv në Mirditë, ndërhyn helikopteri, MM:
Helikopteri i MM

TIRANË- Helikopteri i Forcës Ajrore sapo i është bashkuar aksionit për shuarjen e flakëve në fshatin Bukmirë në Mirditë. Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Mbrojtjes. Në një postim në Facebook, MM ka publikuar pamje krah të cilës shkruan se forcat zjarrfikëse nga Mirdita, Tirana, Kukësi e Burreli janë duke punuar nga terreni.

“Helikopteri i Forcës Ajrore sapo i është bashkuar aksionit për shuarjen e flakëve në fshatin Bukmirë në Mirditë, ku zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Forcat zjarrfikëse nga Mirdita, Tirana, Kukësi e Burreli janë duke punuar nga terreni. Dyshimet janë se si në Krujë ashtu edhe në Mirditë zjarret janë të qëllimshme. Policia po punon për identifikimin e tyre dhe sipas ligjit të gjithë autorët do të ndëshkohen,”- shkruhet në postim.

ministria e mbrojtjes

Sondazh

Poll