Aktualitet

U hodhën nga kati i gjashtë i banesës në New York/ Ky është çifti shqiptar, lanë pas dy fëmijë

Një ngjarje tragjike u regjistrua mbrëmjen e djeshme në New York, ku aktori shqiptar, Florind Belliu, dyshohet se hodhi gruan nga ballkoni Ornela Belliu dhe më pas i dha fund jetës duke u hedhur edhe vetë.

7 Gusht 2022, 13:18 Nga k.m.
U hodhën nga kati i gjashtë i banesës në New York/ Ky
Familja Belliu

SHBA- Kjo është familja Belliu, e cila është përgjysmuar dje. Një ngjarje tragjike u regjistrua mbrëmjen e djeshme në New York, ku aktori shqiptar, Florind Belliu, dyshohet se hodhi gruan nga ballkoni Ornela Belliu dhe më pas i dha fund jetës duke u hedhur edhe vetë.

U hodhën nga kati i gjashtë i banesës në New York/ Ky

Ajo që e bën ngjarjen më tragjike është fakti se dyshohet se bashkëshortja e tij ishte shtatzënë dhe priste fëmijën e tyre të tretë. Aktualisht çifti kishte dy fëmijë, 6 dhe 2 vjeç, ndërsa ende nuk dihen rrethanat se për cilat ishin arsyet që e shtynë çiftin të ndërmarrin një akt të tillë.

Tragjedia ndodhi në ndërtesën Cruger Ave, në Pelham Parkway South në Morris Park, jashtë Mosholu- Pelham Greenëay. Në Shqipëri, Belliu ka qenë aktor, ndërsa përmes kërkimeve në internet rezulton se në Neë York ka punuar në një agjenci të shitjes së pasurive të patundshme.

 

ornela belliu florind belliu

Sondazh

Poll