Politike

Qytetarët e Kosovës vijnë në Shqipëri, PL: Hiqni taksën e Rrugës së Kombit, rimbursoni muajt e verës

Ai shton në fund se nuk mund të ketë 'Ballkan të Hapur' duke i vendosur barriera Kosovës. 

5 Gusht 2022, 22:03 Nga F.M
Qytetarët e Kosovës vijnë në Shqipëri, PL: Hiqni
Partia e Lirisë

TIRANË- Partia e Lirisë kërkon që qeveria të heqë taksën e Rrugës së Kombit për turistët nga Kosova. Në një postim në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan se duhen rimbursuar muajt e verës për këta turistë që gjithmonë zgjedhin të kalojnë verën në Shqipëri. Sipas Blushit, kjo gjë do të tregonte patriotizëm të vërtetë. Ai shton në fund se nuk mund të ketë 'Ballkan të Hapur' duke i vendosur barriera Kosovës. 

Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi:

HIQNI TAKSËN E RRUGËS SË KOMBIT PËR TURISTËT NGA KOSOVA! TË PAKTËN I RIMBURSONI PËR MUAJT E VERËS! Për të disatin vit radhazi qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion kryesor për turizëm veror. Me të ardhurat e tyre ata po mbajnë në këmbë këtë sektor jetik për ekonominë e vendit, duke harxhuar miliona euro kursime dhe të ardhura të fituara me shumë mund. Edhe sikur të mos paguhej asnjë euro, por vetëm ndalesa te trau është një bezdi, fyerje, por edhe kosto më shumë për qytetarët e Kosovës. Edi Rama të lerë mënjanë urrejtjen e madhe për Kosovën dhe të heqë menjëherë taksën në Rrugën e Kombit! Të paktën Qeveria të rimbursojë për sezonin e verës të gjithë qytetarët e Kosovës që vijnë në Shqipëri. Ky është patriotizëm i vërtetë! "Ballkan të Hapur" duke i vendosur barriera Kosovës nuk mund të ketë!

tedi blushi partia e lirise

Sondazh

Poll