Bota

Dimitrov: Çdo përdorim i termit “maqedonas i veriut” është fyerje për maqedonasit

Por një nga dy shtyllat kyçe të kompromisit të Marrëveshjes së Prespës është pikërisht vetëvendosja si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase, diçka që vetë Marrëveshja e garanton.

7 Gusht 2022, 08:54 Nga d.a.
Dimitrov: Çdo përdorim i termit “maqedonas i veriut”
Nikolla Dimitrov

MAQEDONIA E VERIUT- Ish-ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, është shprehur se kohëve të fundit është shtuar përdorimi i termit “Maqedonasit e Veriut” tek diplomatët dhe zyrtarët e huaj.

Kohët e fundit është bërë më i shpeshtë përdorimi i termit inekzistent “Maqedonasit e Veriut” nga përfaqësuesit e vendeve mike që mbështesin Marrëveshjen e Prespës”, shkruan ai.

Por ai theksoi se një nga dy shtyllat kyçe të kompromisit të Marrëveshjes së Prespës është pikërisht vetëvendosja si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase, diçka që vetë Marrëveshja e garanton.

Me fjalë të tjera, “Maqedonia e Veriut” është e mundur vetëm nëse në të jetojnë maqedonasit, së bashku me bashkëqytetarët e tyre dhe kjo duhet respektuar.

Prandaj, çdo përdorim i termit “Maqedonasit e Veriut” përveç që është fyerje për maqedonasit, është edhe cenim i Marrëveshjes së Prespës.

nikolla dimitrov maqedonia e veriut

Sondazh

Poll