Bota

Viktor Orban në Teksas: Duam më pak drag queens dhe më shumë Chuck Norris

Orban, i cili është përplasur me Bashkimin Evropian për çështje si emigracioni i paligjshëm dhe mbështetja e tij për ruajtjen e traditave evropiane, nuk e humbi mundësinë për të promovuar edhe një herë modelin e familjes tradicionale.

7 Gusht 2022, 08:39 Nga d.a.
Viktor Orban në Teksas: Duam më pak drag queens dhe më shumë
Viktor Orban

SHBA- Anëtarët e Konferencës Konservatore të Veprimit Politik (CPAC) në Teksas e përshëndetën kryeministrin hungarez Viktor Orban me ovacione, duke i dhënë mundësinë të shprehë idetë e tij në SHBA.

Sipas mediave të huaja, Orban, i cili është përplasur me Bashkimin Evropian për çështje si emigracioni i paligjshëm dhe mbështetja e tij për ruajtjen e traditave evropiane, nuk e humbi mundësinë për të promovuar edhe një herë modelin e familjes tradicionale.

Orban lexoi seksionin e kushtetutës hungareze që thotë se martesa është e mundur vetëm midis një burri dhe një gruaje. 

"Më pak drag queens dhe më shumë Chuck Norris," tha ai.

Viktor Orban, kryeministri më jetëgjatë në Evropë, u takua të martën me Donald Trump në klubin e tij të golfit në New Jersey. Ish-presidenti amerikan, i cili gjithashtu foli në konferencë, e përshkroi Orbanin si mikun e tij.

Në të njëjtën kohë, kryeministri hungarez argumentoi se Perëndimi është kapur në një përplasje qytetërimesh, ndërsa hodhi poshtë termin "racist".

Një politikan i krishterë nuk mund të jetë racist”, tha ai, duke i quajtur “idiotë” ata që e konsiderojnë atë racist ose antisemitik.

Në të njëjtën kohë, ai u tha konservatorëve se kanë dy vjet për t'u përgatitur, me sa duket duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale të 2024 në SHBA.

viktor orban ne teksas donald trump

Sondazh

Poll