Politike

Kurtin e quajti fashist, Berisha: Richard Grenell e ka personale

Gjatë konferencës së sotme, i pyetur nga A2CNN, Berisha i ka quajtur personale deklaratat e Grenell, ndërkohë që ka deklaruar se Kurti nuk është fashist.

5 Gusht 2022, 20:17 Nga I.A
Kurtin e quajti fashist, Berisha: Richard Grenell e ka personale
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për deklaratat e ish-të dërguarit amrikan Richard Grenell për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Gjatë konferencës së sotme, i pyetur nga A2CNN, Berisha i ka quajtur personale deklaratat e Grenell, ndërkohë që ka deklaruar se Kurti nuk është fashist.

“Ka një problem të njohur midis Albin Kurtit dhe Grenellit. Nuk i di hollësitë. Albin Kurti nuk është fashist. Nëse Edi Rama është sjellë si vasal i Vuçiçit, unë jam rreshtuar në krahun e qeverisë së Kosovës, ashtu si edhe komuniteti ndërkombëtar. Unë e kam mbështetur marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë, që nuk i zgjidhte të gjitha problemet, por mund të ndikonte pozitivisht për marrëveshjen përfundimtare”, tha Berisha.

Richard Grenell me anë të një postimi në Twitter, pas vendimit të qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit të targave, e ka quajtur Kurtin fashist.

albin kurti sali berisha richard grenell

Sondazh

Poll