Aktualitet

Protesta në Vlorë, efektivi i Kufirit: Po vijnë përfaqësues të lartë, do u kontrollojnë dokumentet, merrni masa

Pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Himarë lundrimi është pezulluar dhe pronarët e mjeteve lundruese deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje janë drejtuar drejtorisë se Kufirit të Vlorës për lejen e kërkuar. 

6 Gusht 2022, 10:57 Nga e.k
Protesta në Vlorë, efektivi i Kufirit: Po vijnë
Efektivi i Policisë që bisedoi me protestuesit

VLORË- Pronarët e mjeteve lundruese në Vlorë kanë dalë në protestë ditën e sotme për të marrë lejen e qarkullimit nga institucionet përkatëse. Pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Himarë lundrimi është pezulluar dhe pronarët e mjeteve lundruese deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje janë drejtuar drejtorisë se Kufirit të Vlorës për lejen e kërkuar. 

Pas protestës së pronarëve të mjeteve lundruese, një efektiv i policisë kufitare u thaprotestuesve se do vijnë përfaqësues të lartë të policisë kufitare në vendqëndrimin e porteve dhe do t’i lejojnë mjetet lundruese që pas kontrolleve të dokumentacionit të dalin në det. Ai i sqaron dhe rregullat që duhet të ndjekin dhe nuk duhet ti shkelin.

"Do kini parasysh zbatimin e rregullave të lundrimit. Kush është me licensë, edhe ata për familjarë, duhet t'ia jepni qytetarit që ta kontrollojë policia. Në rast se ka 1 person mbi kapacitetin e mjetit, mjeti do bllokohet. Do keni paraysysh hyrjen dhe daljen në korridore. Jeni dëshmitarë çfarë ndodhi prandaj duhet marrë masa. Ata që nuk i kanë dorëzuar dokumentet, të bëjnë fotokopje se për çerek ore besojnë vijnë ata", tha efektivi.

Në vendbanimin e mjeteve lundruese ndodhen rreth 70 mjete që presin të nisen me pushues drejt ishullit të Sazanit dhe Gadishullit të Karaburunit. Por që për momentin janë ndaluar që të lundrojnë, pas vrasjes së 7-vjeçares Jonada Avdiu nga polici Arjan Tase me gomone, teksa ajo luante në breg në bregun e Himarës. Që nga ajo ditë ka nisur një aksion për të bllokuar të gjithë mjetet pa leje, por duket se janë penalizuar edhe ndjekësit e ligjit.  

vlore policia kufitare vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Gusht 2022, 08:35 e.k

Verë “e acartë” për energjinë

Foto ilustruese TIRANË- Vera e nxehtë e këtij viti duket se ka sjellë acar në financat e kompanive publike të energjisë ...