Art&Argëtim

Dua Lipa në faqet e para të mediave ndërkombëtare, ‘Valentino’ i qendis emrin

Këngëtarja u vesh nga Valentino, që kishte zgjedhur të punonte një set enkas për të, duke i qëndisur edhe emrin.

5 Gusht 2022, 23:14 Nga F.M
Dua Lipa në faqet e para të mediave ndërkombëtare,
Dua Lipa

TIRANË- Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa është kthyer në kryefjalën e mediave të huaja. Emri i saj është në faqet e para të mediave ndërkombëtare për shkak të performacës në natën e parë të “Sunny Hill” në Prishtinë, ku këndoi hitet e saj.

‘DailyMail’, ‘Harper’s Bazaar’, ‘Ë Magazine’ dhe shumë të tjera kanë shkruar për Duan, yllin shqiptar.

Këngëtarja u vesh nga Valentino, që kishte zgjedhur të punonte një set enkas për të, duke i qëndisur edhe emrin.

Dua Lipa në faqet e para të mediave ndërkombëtare,
Dua Lipa

Sonte është nata e dytë e festivalit të njohur ndërkombëtarisht Sunny Hill. Në natën e parë të këtij festivali, në skenë u ngjit këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa që e nisi performancën me këngën “Physical”. Sunny Hill po mbahet në Parkun e Gërmisë dhe do të zgjasë deri më 7 gusht.

dua lipa

Sondazh

Poll