Bota

VD- PANIK në Gaza, xhihadi islamik merr përgjegjësinë e sulmit, 100 raketa lëshohen mbi Izrael

Xhihadi Islamik mori përgjegjësinë për sulmin me raketa të mbrëmjes së sotme në pjesën jugore dhe qendrore të Izraelit nga Rripi i Gazës, pasi ushtria izraelite nisi operacionin ushtarak "Agimi" në të cilin u vranë të paktën 10 persona, përfshirë një nga komandantët e organizatës palestineze. 

6 Gusht 2022, 08:03 Nga k.m.
VD- PANIK në Gaza, xhihadi islamik merr përgjegjësinë e
Pamje nga luftimet

GAZA- Sot, qeveria izraelite lëshoi një paralajmërim për sulme të mundshme me raketa palestineze në qytetet izraelite. Deri më tani, nga sulmet më të fundit janë vrarë të paktën 8 persona, duke përfshirë një komandant të lartë të Xhihadit Islamik Palestinez, Tayser Jabari. Ushtria izraelite tha se kishte goditur objektiva në Gaza, pas disa ditësh tensionesh të shkaktuara nga arrestimi i udhëheqësit militant palestinez Basam al-Saadi.

Xhihadi Islamik mori përgjegjësinë për sulmin me raketa të mbrëmjes së sotme në pjesën jugore dhe qendrore të Izraelit nga Rripi i Gazës, pasi ushtria izraelite nisi operacionin ushtarak "Agimi" në të cilin u vranë të paktën 10 persona, përfshirë një nga komandantët e organizatës palestineze. 

Në fjalimin e tij të parë publik që nga nënshkrimi i fillimit të "Operacionit Agimi" në Gaza, kryeministri izraelit Yair Lapid tha se beteja do të zgjasë aq gjatë sa të jetë e nevojshme dhe se qeveria ka një politikë zero tolerance për çdo tentativë sulmi ndaj Izraelit nga Gaza.

Sipas tij, direktiva që morën forcat e sigurisë ishte e qartë: Izraeli nuk do të rrijë duarkryq kur të ketë nga ata që përpiqen të dëmtojnë civilët e tij.

"Në të njëjtën kohë, ne nuk do të pranojmë asnjë ultimatum në lidhje me operacionet e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit dhe Forcave të Sigurisë, përfshirë në fronte të tjera. Të gjithë ata që duhet të arrestohen do të arrestohen. Çdo përpjekje për të dëmtuar civilët apo ushtarët do të përballet me një përgjigje të ashpër,"-shtoi ai. 

Për ndërmjetësim, është ofruar pala egjiptiane, por deri më tani nuk ka asnjë njoftim se çfarë po ndodh në 'tavolinat diplomatike' të palëve, ndërsa të dhënat në terren nuk duken dhe aq të mira.

luftimet ne gaza gaza

Sondazh

Poll