Bota

'Do ju tërheq zvarrë, do ju rrah për vdekje'/ Kërcënoi se do vriste Fauci-n, Gjykata jep vendimin për 57-vjeçarin

Thomas Patrick Connally Jr., 57 vjeç, do të tranferohet për 37 muaj në burg federal si dhe për tre vjet të tjera do të jetë nën vëzhgim nga agjentët federalë.

6 Gusht 2022, 07:53 Nga e.k
'Do ju tërheq zvarrë, do ju rrah për vdekje'/
Anthony Fauci

SHBA- Një burrë nga Virxhinia Perëndimore, i cili kërcënoi se do të vriste Anthony Fauci për punën e tij si këshilltar i presidentit amerikan gjatë pandemisë, është dënuar me më shumë se tre vjet burg.

Thomas Patrick Connally Jr., 57 vjeç, do të tranferohet për 37 muaj në burg federal si dhe për tre vjet të tjera do të jetë nën vëzhgim nga agjentët federalë.

Connally pranoi se ai ishte përgjegjës për dërgimin e e-maileve të Fauci-t gjatë një periudhe gati shtatë mujore që përfundoi në fund të korrikut 2021. Një prej e-maileve thoshte se ai do të tërhiqej zvarrë nëpër rrugë, do të rrihej për vdekje dhe do t'i vihej zjarri 81-vjeçarii Fauci dhe familjes e tij. 

Në vetëm një natë në prill 2021, Connally dërgoi mbi 5 mesazhe të tilla tek epidemiologu më i lartë amerikan. Fauci besohet të ketë qenë një nga disa zyrtarë të lartë shëndetësorë të kërcënuar nga Connally.

anthony fauci

Sondazh

Poll