Bota

I gjithë ishulli skocez për shitje, kushton më pak se një apartament në Glasgow (FOTO)

Një ishull i vogël skocez në Socinë perëndimore ka dalë në shitje për 350 mijë paund. Ajo përshin një shtëpi me pesë dhoma gjumi, një helikopter dhe një far që datojnë prej viteve 1790.

6 Gusht 2022, 07:28 Nga s.s
I gjithë ishulli skocez për shitje, kushton më pak se një
Ishulli Pladda

SKOCI- Një ishull i vogël skocez Pladda në Skocinë perëndimore ka dalë në shitje për 350 mijë paund. Ishulli Pladda përfshin një shtëpi me pesë dhoma gjumi, një helikopter dhe një far që datojnë prej viteve 1790.

I gjithë ishulli skocez për shitje, kushton më pak se një
Far

Çmimi i saj është më i ulët se të blesh një apartament me tre dhoma gjumi në Glasgow ose Edinburg. Është shumë më poshtë se çmimi mesatar i një prone në Londër në 536 mijë paund. Ishulli prej 28 hektarësh ka qenë i zbrazët për disa vite dhe ka nevojë për rinovim. Pladda iu shit nga Arran Estate 30 vjet më parë stilistëve Derek dhe Sally Morten, të cilët janë akoma pronarë aktualë. Prona është 31 milje nga Glasgow dhe mund të shkohet vetëm me varkë nga Ardrossan, raporton BBC.

I gjithë ishulli skocez për shitje, kushton më pak se një
Pamja e shtëpisë nga larg

Më shumë se 100 lloje zogjsh janë regjistruar në ishull, ndërsa fari i ishullit është automatizuar nga Edinburgu që nga viti 1990. Pamjet shtrihen në brigjet Kintyre dhe Ayrshire, në Ailsa Craig dhe madje edhe në Irlandën e Veriut. Shitja erdhi në kohën kur çmimet e banesave arritën së fundmi një rekord të lartë. Çmimi mesatar i banesave në Mbretërinë e Bashkuar arriti në çmimin prej 294,845 mijë paund në muajin qershor. Sipas huadhënësve hipotekor Halifax, Skocia ka një çmim mesatar prej 201,549 mijë paund, Uellsi është 219,281 mijë paund dhe Irlanda e Veriut është 187,833 mijë paund.

skoci far ishulli pladda

Sondazh

Poll