Bota

VIDEO/ Pas aksidentit tragjik në Prishtinë , i dyshuari kërkon të vdesë edhe vetë

Aksidenti, sipas dëshmitarëve, ndodhi për shkak të shpejtësisë së madhe të një veture, e cila goditi dy makina të parkuara në trotuar, të cilat goditën për vdekje këmbësorin.

5 Gusht 2022, 23:00 Nga I.A
VIDEO/ Pas aksidentit tragjik në Prishtinë , i dyshuari kërkon
Aksidenti

KOSOVË- 'O a u vdekë bre, o ma mirë me vdekë edhe uneee..” – kështu pyeste e lutej një i ri, i cili dyshohet se në orën e parë të së premtes shkaktoi një aksident në rrugën “Fahri Fazliu” në lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet, ku pësoi me jetë një 19-vjeçar.

J.S. nuk u mbijetoi plagëve të mara nga makina, e cila e goditi atë teksa viktima ishte duke ecur trotuarit me një tjetër qytetar. Aksidenti, sipas dëshmitarëve, ndodhi për shkak të shpejtësisë së madhe të një veture, e cila goditi dy makina të parkuara në trotuar, të cilat goditën për vdekje këmbësorin.

I dyshuari për shkaktimin e aksidentit, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë. Por, fillimisht ai është trajtuar në emergjencën e QKUK-së, ku ka marrë trajtim për shkak të shokut traumatik që e ka pësuar nga ngjarja.

Banorët e lagjes “Kodra e Trimave”, të tronditur nga ngjarja, kritikuan komunën se nuk e ka bërë shenjëzimin horizontal e vertikal të rrugëve, e cila do të parandalonte aksidentet. 

 

fahri fazliu aksidenti ne kosove

Sondazh

Poll