Bota

Kreu i ushtrisë serbe viziton kufirin me Kosovën: Jemi të gatshëm... për të sulmuar

Me atë rast, Mojsiloviç shqyrtoi nivelin e gatishmërisë luftarake të Forcave të Armatosura serbe në zonën e bazave “Tabalije” dhe “Rudnica” dhe aftësinë e tyre për të reaguar shpejt në rast nevoje dhe për të garantuar paqen dhe sigurinë në këtë pjesë të vendit.

5 Gusht 2022, 19:37 Nga I.A
Kreu i ushtrisë serbe viziton kufirin me Kosovën: Jemi të
ushtaret serb

SERBI- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviç, ka vizituar sot pjesën e Forcave të Armatosura të Serbisë, të angazhuara në kontrollin e Zonës së Sigurisë Tokësore dhe sigurimin e vijës administrative me Kosovën dhe Metohinë.

Ministria e Mbrojtjes serbe shkruan se me atë rast, Mojsiloviç shqyrtoi nivelin e gatishmërisë luftarake të Forcave të Armatosura serbe në zonën e bazave “Tabalije” dhe “Rudnica” dhe aftësinë e tyre për të reaguar shpejt në rast nevoje dhe për të garantuar paqen dhe sigurinë në këtë pjesë të vendit.

Në dritën e ngjarjeve të fundit në Kosovë, Mojsiloviç shprehu kënaqësinë e tij për gatishmërinë e lartë luftarake të forcave të Forcave të Armatosura Serbe dhe faktin se ushtarët dhe oficerët janë të gatshëm për të sulmuar.

Gjatë vizitës në bazat në Zonën e Sigurisë Tokësore, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë shoqërohej nga komandanti i Forcave Tokësore, gjenerallejtënant Milosav Simoviç, shefi i Drejtorisë Operative (J-3), Želimir Glišovic, dhe shefin e Drejtorisë së Logjistikës (J-4), Srđan Petković.

milan mojsiloviç milosav simoviç

Sondazh

Poll