Bota

Arrihet marrëveshja Turko-Ruse/ Ankaraja do paguajë Moskën në Rubla për gazin

Bisedimet dypalëshe, të mbajtura në Soçi, zgjatën mbi katër orë të premten.

5 Gusht 2022, 21:16 Nga I.A
Arrihet marrëveshja Turko-Ruse/ Ankaraja do paguajë Moskën
Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin

SOÇI- Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kanë rënë dakord që Turqia t'i paguajë Rusisë në rubla për furnizimet e pjesshme të gazit. CNN shkruan se bisedimet dypalëshe, të mbajtura në Soçi, zgjatën mbi katër orë të premten.

Në procesin e negociatave, presidentët ranë dakord që do të fillonin pagesën në rubla për furnizimet e pjesshme të gazitPo flasim për kalimin në monedhat kombëtare dhe në fazën e parë, një pjesë e furnizimeve do të paguhen në rubla ruse. Dhe kjo është me të vërtetë një fazë e re, mundësi të reja, duke përfshirë zhvillimin e marrëdhënieve tona monetare dhe financiare”, u tha gazetarëve zëvendëskryeministri rus Alexander Novak pas takimit.

Novak tha gjithashtu se të dy presidentët arritën marrëveshje për krijimin e bllokut bankar financiar për të mundësuar kompanitë tregtare, qytetarët rusë, të paguajnë gjatë udhëtimeve turistike dhe të shkëmbejnë para. Putin dhe Erdogan ranë dakord për të mbajtur takimin e radhës të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Ruso-Turk në Turqi.

vladimir putin rexhep tajip erdogan alexander novak

Sondazh

Poll