Politike

Takim me Berishën? Meta ‘shkrihet’ së qeshuri: Në Baku nuk folëm dot, por e kemi një qëllim

Ai shtoi se secila parti do të bëjë më të mirën e mundshme kundër qeverisë e kryeministrit Edi Rama. 

5 Gusht 2022, 20:24 Nga F.M
Takim me Berishën? Meta ‘shkrihet’ së qeshuri: Në
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk e ka eliminuar si mundësi një takim me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në një intervistë për MCNTV, Meta tha se në Baku, ai dhe Berisha nuk kanë folur për Opozitën sepse kanë qenë në të tjera pozicione, por që tashmë do të jenë bashkë. Ai shtoi se secila parti do të bëjë më të mirën e mundshme kundër qeverisë e kryeministrit Edi Rama. 

Pjesë nga intervista: 

Pyetje: Në fakt ne presim një takim mes jush dhe zotit Berisha, e patët një në Baku, por nuk keni diskutuar për…kam pasur dhe një komunikim me zotin Berisha dhe tha që nuk keni diskutuar.

Ilir Meta: (Qesh) Nuk kemi diskutuar sepse kemi qenë në të tjera pozicione. E rëndësishme është që ne kemi në fokus shpalljen e menjëhershme non-grata të këtij regjimi, të rikthejmë llogaridhënien në çdo nivel dhe të ndalim këtë hemorragji te frikshme.

Pyetje: Do të ketë një bllok opozitar apo se cila do të bëjë luftën e saj përballë qeverisë?

Ilir Meta: Secila do të bëjë më të mirën e saj.

ilir meta

Sondazh

Poll