Politike

Njerëz të afërt të tij nën hetim nga SPAK? Meta: S’më kërcet fare për lajme me regji

Meta u shpreh se ai nuk shqetësohet aspak për këtë gjë, pasi fokusin e ka tek PL.

5 Gusht 2022, 20:15 Nga F.M
Njerëz të afërt të tij nën hetim nga SPAK? Meta:
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mohuar të ketë persona të afërt me të, nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar (SPAK). Në një intervistë për MCNTV, Meta tha se të gjitha këto janë lajme të dala nga vetë qeveria e kryeministri Edi Rama. Meta u shpreh se ai nuk shqetësohet aspak për këtë gjë, pasi fokusin e ka tek PL.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Në disa media janë ngritur akuza se ka njerëz të afërt me ju, që janë nën hetim nga SPAK. Mund të kem një koment?

Meta: Nuk kam asnjë koment për lajmet që prodhon regjimi i Edi Ramës. Kam vetëm një siguri për të gjithë, që lidershipi i Ilir Metës është i vendosur në rrëzimin e këtij regjimi kriminal, mashtrues, shantazhues, vrasës, falsifikues, grabitës dhe vjedhjes i paparë i qytetarëve shqiptarë. Dhe jo vetëm kaq, por edhe i implikuar dhe në afera të rënda që trafikojnë interesat kombëtare dhe sovrane të qytetarëve shqiptarë. Sa i takon Ramaformës, e kam shprehur me kohë, ajo është fakti që flet vet pse jemi në këtë situatë, ku afera e inceneratorëve në vend të ndërpritej dhe të shkonin para drejtësisë, Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe të gjithë ministrat e tjerë që kanë shkelur ligjin në mënyrë të qëllimshme, në mënyrë të vetëdijshme, vazhdojnë lekët e inceneratorëve paguajnë edhe media që shpërndajnë edhe lajme të tilla, për të cilat Ilir Metës nuk i kërcet fare, në kuptimin më të mirë dhe më të drejtë të kësaj fjale. Beteja është ballore, nuk është me lajme as me stekadente, është beteja e të vërtetave dhe të vërtetat kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë me Ilir Metën përpara një regjimi mashtrues, të paskrupullt, që ka 10 vjet që ka treguar që është i aftë vetëm të degradojë vetë dhe të dëmtojë rëndë interesat e qytetarëve shqiptarë.

ilir meta edi rama

Sondazh

Poll