Politike

Projekti ne Portin e Durrësit, Meta: Mos blini apartamente, skemë e pastër piramidale

Kreu i PL-së u bën thirrje edhe organeve të Drejtësisë të reagojnë menjëherë dhe të ndërhyjnë për të penguar nënshkrimin e çdo kontrate paraprake shit-blerje.

5 Gusht 2022, 15:26 Nga F.M
Projekti ne Portin e Durrësit, Meta: Mos blini apartamente, skemë e
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari I Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ka kërkuar qytetarëve që të mos blejnë apartamente në projektin e Portit të FDurrësit, pasi e konsideron një skemë të pastër piramidale. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se për këtë prijekt nuk është publikuar asnjë memorandum, kontratë apo informacion se si do të bëhet ndarja e të ardhurave. Sipas tij, kjo gjë tregon se kemi të bëjmë me një aferë të pastër korruptive që synon të grabisë paratë e qytetarëve shqiptarë. Kreu i PL-së u bën thirrje edhe organeve të Drejtësisë të reagojnë menjëherë dhe të ndërhyjnë për të penguar nënshkrimin e çdo kontrate paraprake shit-blerje.

Postimi i plotë:

MOS BLINI APARTAMENTE NË PROJEKTIN E PORTIT TË DURRËSIT!  MOS BINI PRE E MASHTRIMEVE TË KËSAJ SKEME TË PASTËR PIRAMIDALE! I ftoj të gjithë qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve dhe të mos shpenzojnë asnjë qindarkë për blerjen e apartamenteve në Projektin e Portit të Durrësit, që nuk është gjë tjetër veçse një skemë e pastër piramidale për vjedhjen e parave tuaja. Në mungesë të plotë transparence, për këtë të ashtuquajtur Projekt, nuk është publikuar asnjë memorandum, kontratë apo informacion se si do të bëhet ndarja e të ardhurave. Është vetëm një aferë e pastër korruptive, që synon t'ju grabisë paratë dhe asgjë më shumë! U bëj thirrje organeve të Drejtësisë të reagojnë menjëherë dhe të ndërhyjnë për të penguar nënshkrimin e çdo kontrate paraprake shit-blerje, në kundërshtim të ligjit dhe në dëm të qytetarëve.

Brenda një muaji pritet që të fillojë shitja e apartamenteve që do të ndërtohen në kuadër të Projekti Durrës Yacht & Marina. Paralelisht me këtë projekt, parashikohet të kryhet dhe zhvendosja e Portit të Durrësit në Porto Romano, një proces që pritet të zgjasë me vite. Do të ndërtohen dy godina në zonën pranë Urës së Dajlanit, e cila është aktualisht tokë pranë detit e papërdorur nga Porti dhe që pritet të rehabilitohet e të ndërtohet një miniqytet. Deri tani, nuk është publikuar asnjë memorandum, kontratë apo informacion se si do të bëhet ndarja e të ardhurave për projektin e marinës në Portin e Durrësit, ndërkohë që kompania zhvilluese ka njoftuar se do të nisë shitjen e apartamenteve në dy godinat e para.

ilir meta

Sondazh

Poll