Bota

FOTO/ Lidhin me litar njeriun me ngjyrë, policia e Teksasit kërkon falje për gjestin e shëmtuar të oficerëve me kuaj

6 Gusht 2019, 19:12 Nga DOSJA
FOTO/ Lidhin me litar njeriun me ngjyrë, policia e Teksasit kërkon

TEKSAS- Pas sulmeve makabër në Teksas dhe Ohio, departamentii Policisë në Galveston ka kërkuar falje për ngjarjen që nuk mundën ta ndalin dot.

Por kanë vazhduar të veprojnë me njëgjest mjaft të shëmtuar kundër një njeriu me ngjyrë në Teksas, i cili ishte i sëmurë, dhe shpesh herë familja e tij nuk dinte ku ta gjente.

Dy oficerë të bardhë teksa kanë hipur mbi kuaj kanë marrë të lidhur më një litar një njeri me ngjyrë, dhe e kanë kaluar nëpër rrugët e qytetit.

Fotografitë e shpërndara në mediat sociale shfaqin Donald Neely, 43 vjeç, i bashkuar nga dy oficerë policie me kujat.

Departamenti i policisë tha në një deklaratë se: “Ne e kuptojmë perceptimin negativ të këtij veprimi dhe besojmë se është më e përshtatshme të ndërpritet përdorimi i kësaj teknike”.

Kunata e Neely, Christin Neely, ishte në mesin e atyre që kritikuan policinë e Galveston. “Vetëm se ishte trajtuar si një kafshë”- tha ajo, duke shtuar se ai ishte i pastrehë dhe i sëmurë mendor, dhe familja gjatë gjithë kohës del e kërkon sepse ai humbet.

Ajo shkroi në Facebook: “Tani imagjinoni të shikoni në FB se një person i afërm juaji është  shoqëruar në burg, i lidhur nga dy oficerë me kuaj, të cilët ja kanë lidhur duart pas shpinës. Në vitin 2019? “

Shefi i policisë së Galveston, Vernon Hale, konfirmoi që fotografitë ishin origjinale.

Ai tha: “Së pari dhe më kryesorja duhet t’i kërkoj falje z. Neely për këtë siklet të panevojshëm. Edhe pse kjo është një teknikë e trajnuar dhe praktikë më e mirë në disa skenarë, unë besoj që oficerët tanë treguan gjykim të dobët në këtë rast dhe mund të prisnin një njësi transporti në vendin e arrestimit.

Hale shtoi: “Ne kemi ndryshuar menjëherë politikën për të parandaluar përdorimin e kësaj teknike dhe do të rishikojmë të gjitha trajnimet dhe procedurat e duhura për metoda më të përshtatshme”.

Policia tha se Neely ishte arrestuar nën dyshimin për shkelje kriminale, dhe po çohej në një zonë patrullimi. Hale tha që oficerët kishin në veshjet e tyre kamera gjatë kohës sëc incidentit.

Grupet për të drejtat civile thanë se ky imazh që u bë viral në mediat sociale kujton keqtrajtimin historik të njerëzve të me ngjyrë.

“Ky është viti 2019 dhe jo 1819”, tha James Douglas, presidenti i NAACP i Houston, për këtë rast.

“Jam i lumtur që e di se Shefi Vernon, kërkoi falje dhe tregoi se akti tregoi gjykim të dobët, por gjithashtu tregon trajnim të dobët. Edhe pse shefi tregoi se teknika do të ndërpritet, ai nuk arriti të adresojë mungesën e respektit të treguar nga oficerët në këtë ngjarje.”

Leon Phillips, presidenti i Koalicionit Galveston për Drejtësi, tha që fotografitë i kujtonin atij imazhe raciste nga vitet 1920.

E gjitha unë e di se këta janë dy policë të bardhë me kuaj, me një njeri me ngjyrë  që po ecte nëpër atë rrugë i lidhur nga duart me një litar, po ky veprim nuk ka kuptim në këtë periudhë.”-  Tha ai për Neë York Times.

Burimi Theguardian

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota oficeret e bardhe prangosin njeriun me ngjyre policia teksas oficeret e bardhe prangosin njeriun me ngjyre policia teksas

Sondazh

Poll