Bota

Barack Obama merr urimin më të veçantë nga Michelle në 61 vjetorin e tij

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama mbush plot 61 vite jetë. Ai ka marrë urime të shumta, por më i veçanti ishte ai i bashkëshortes së tij.

5 Gusht 2022, 07:18 Nga s.s
Barack Obama merr urimin më të veçantë nga Michelle
Barack Obama dhe Michelle Obama

SHBA- Ish-Presidenti i SHBA-së, Barack Obama feston sot 61-vjetorin e lindjes. Për këtë ditë të shënuar ai ka marrë një urim shumë të bukur dhe të veçantë nga bashkëshortja e tij, Michelle Obama.

Michelle ka publikuar në rrjetet sociale një foto të Obamës e cila është shkrepur para shumë viteve.

Në llogarinë e saj të Facebook, Michelle ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen i dashuri im! Jeta me ty veç po bëhet më e bukur çdo vit. Ti më bën gjithmonë krenare. Të dua”.

barack obama michelle obama

Sondazh

Poll