Bota

U gjet e masakruar me thikë, dalin pamjet e fundit të 9 vjeçares në Britani (VIDEO)

Kamerat e zonës kanë zbuluar momentet e fundit të një nxënëseje 9 vjeçare, e cila u godit me thikë për vdekje teksa luante në rrugë me motrën e saj të vogël.

4 Gusht 2022, 08:36 Nga s,s
U gjet e masakruar me thikë, dalin pamjet e fundit të 9
Pamjet e fundit të 9-vjeçares

BRITANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani ku një vajzë 9-vjeçare u gjet e vrarë në korsin të Lincolnshire të Bostonit rreth orës 18:20 të ditës së djeshme. Policia vendase që po heton për ngjarjen e ka quajtur të miturën viktimën më të vogël të asaj që po cilësohet në Angli si “epidemi e krimit me thikë”.

Banorët e zonës kanë mbetur në 'shok të thellë' dhe deputetin vendas që bëri thirrje për ndihmë kombëtare për të kapur vrasësin. Dy persona u arrestuan mëngjesin e sotëm, shtetasi lituanez Deividas Skebas, 22 vjeç, nga Bostoni, u akuzua për vrasjen me thikë të Lilia-s të hënën në Gjykatën Lincoln Crown. Ai është lënë në paraburgim përpara paraqitjes së tij të radhës në Gjykatën e Lincoln Crown më 19 shtator, kur do të caktohet një datë e përkohshme gjyqi.

U gjet e masakruar me thikë, dalin pamjet e fundit të 9
Autori i ngjarjes

Vetëm këtë fundjavë ka pasur një valë sulmesh me thikë në Londër, ku tre persona u vranë në më pak se 24 orë dhe një tjetër u plagos rëndë Në mënyrë të tmerrshme, kjo nuk është hera e parë që fëmijët bëhen viktima të goditjeve me thikë në Britani, me 12-vjeçaren e vrarë nga një adoleshente Ava white në Liverpool nëntorin e kaluar. Ai u dënua me një minimum prej 13 vitesh burg, raporton Daily Mail.

britani

Sondazh

Poll