Aktualitet

Vajza u vdiq në Himarë, familja Avdia jetonte prej 24 vitesh në Londër, i ati pronar i kompanisë së gërmimeve

Bledar Avdia prej vitit 2018 është pronar i një kompanie e cila merret me gërrmime të themeleve të ndërtesave.

3 Gusht 2022, 14:34 Nga A.B

Vajza u vdiq në Himarë, familja Avdia jetonte prej 24 vitesh në

TIRANË- Babai i Jonadës, Bledar Avdia prej shumë vitesh është emigrant në Angli me dokumente të rregullta dhe kishte marrë nënshtetësinë.

Top Channel mëson se ai bashkë me familjen jetonin në zonën Barking në lindje të Londrës ku prej 1998 janë vendosur një komunitet i madh shqiptarësh mes tyre shumë nga Tropoja. Bledar Avdia prej vitit 2018 është pronar i një kompanie e cila merret me gërrmime të themeleve të ndërtesave. Ai jetonte në shtetin ishull me dokumente të rregullta dhe kishte marrë nënshtetësinë  angleze.

Pak ditë më parë, bashkë me gruan dhe vajzën shtatë vjeçare, ai u kthye në atdhe dhe zgjodhi Himarën për të kaluar disa ditë të qeta me familjen. Por pushimet e tyre u kthyen në tragjedinë, që shkatërroi familjen Avdia dhe tronditi mbarë opinionin publik.

Sot familja Avdia, ka hapur sot dyert e mortit për të përcjellur trupin e vogëlushes së vetme.

vdes femija ne himare

Sondazh

Poll