Aktualitet

Përplas një grua dhe një mjet në pak minuta, policia arreston shoferin në Tiranë, ishte në gjendje të dehur

Personi me inicialet E.Ll, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka përplasur një grua në rrugën dytësore Tiranë-Vorë e më pas është larguar

3 Gusht 2022, 15:02 Nga A.B
Përplas një grua dhe një mjet në pak minuta, policia
Policia

TIRANË- Një person është arrestuar në kryeqytet pasi ka përplasur një grua me makinë si dhe ka përplasur një mjet tjetër. Sipas njoftimit të policisë, personi me inicialet E.Ll, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka përplasur një grua në rrugën dytësore Tiranë-Vorë e më pas është larguar. Pak minuta më pasi, ai ka përplasur një mjet në afërsi të mbikalimit të Rinasit. Policia ka bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e tij. 

NJOFTIMI I POLICISË:

- E. Ll., banues në Tiranë, pasi në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasen B. H., 47 vjeçe, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Më pas, në afërsi të mbikalimit të Rinasit, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin E. M. Pas ndalimit nga Policia rezultoi se shtetasi E. Ll. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

arrestim ne tirane

Sondazh

Poll