Aktualitet

PA KOMENT- Një ditë pas tragjedisë, plazhi i Potamit bosh, lule dhe kukull në vendin ku u vra 7-vjeçarja

Pas ngjarjes së trishtë, në vendin ku mbeti e vdekur e mitura, janë vendosur lule, ndërsa rrobat e familjarëve janë ende mbi shezllonë.

3 Gusht 2022, 09:29 Nga A.B
PA KOMENT- Një ditë pas tragjedisë, plazhi i Potamit bosh, lule
Plazhi

VLORË- Plazhi i Potamit në Himarë sot është braktisur nga pushuesit. Qytetarët shqiptarë nuk munden që sot të notojnë e të gëzojnë në vendin ku humbi jetën 7-vjeçarja Joanda Avdia, pasi u përplas për vdekje nga një gomone me drejtuesin Arjan Tase, teksa po lahej në det. 

Pas ngjarjes së trishtë, në vendin ku mbeti e vdekur e mitura, janë vendosur lule, ndërsa rrobat e familjarëve janë ende mbi shezllonë. Fotot nga plazhi i braktisur mëngjesin e sotëm, i ka publikuar në Facebook, gazetarja Esmeralda Keta, e cila përshkruan edhe panoramën, që la pas ngjarja tragjike e një dite më parë.

Mëngjes i trishtë sot në Potam... Një kukull që pret vajzën e vogël të luajë me të, një lule për lulejetën e re që nuk e mbrojtëm dot, rrobat e familjarëve ende mbi shezllonë dhe plazhi krejtësisht i braktisur... Ikën të gjithë, ikën të shpëtojnë fëmijët e tyre, sepse nuk ditëm t'u krijojmë një vend të sigurte. Sot të gjithë jemi fajtorë, e pafajshmja u bë engjëll.’- shkruan gazetarja.

PA KOMENT- Një ditë pas tragjedisë, plazhi i Potamit bosh, lule

Vajza e vogël ishte duke u larë në det me babain e saj, kur u godit nga helikat e motorëve të gomones dhe e gjithë skena ka ndodhur para syve të të atit, i cili nuk ka bërë dot asgjë që të ndihmojë të bijën. E mitura humbi jetën në vend, ndërsa autori është vendosur në pranga. Mbi Arjan Tasen tashmë rëndojnë akuzat e vrasjes nga pakujdesia por pritet kqyrja e kamerave të sigurisë teksa nëse vërtetohen dyshimet se ka tentuar të largohej nga vendi i ngjarjes apo është konfliktuar me familjarët dhe persona të tjerë mbi të pritet të rëndojnë edhe akuza të tjera.

vdes femija ne himare

Sondazh

Poll