Aktualitet

VIDEO- Tragjedia në Himarë 'harrohet' nga drejtuesit e skafeve, në Sarandë qarkullojnë shumë pranë fëmijëve

Vdekja e vogëlushes në plazhin e Potamit la të shokuar qytetarët shqiptarë në mbarë vendin. Shumë kërkojnë dënim maksimal për drejtuesin e skafit e të tjerë kërkojnë masa të rrepta ndaj këtyre drejtuesve që qarkullojnë shumë pranë bregut të detit duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Dosja.al ju sjell një shembull të asaj që ndodh sot në Sarandë.

3 Gusht 2022, 09:59 Nga A.B
VIDEO- Tragjedia në Himarë 'harrohet' nga drejtuesit e
Skafi ne Sarande

SARANDË- Tragjedia e një dite më parë në plazhin e Potamit nuk ka ndërgjegjësuar aspak drejtuesit e skafeve. Në orët e para të mëngjesit, në një nga plazhet e Sarandës, një skaf është parë nga qytetarët 5 metra larg nga bregu i detit. Dosja.al siguron video nga momenti kur skafi qëndron shumë pranë pushuesve, pasi drejtuesi i saj ka ndaluar për të kryer disa punë të tijat.

 

Vdekja e vogëlushes 7-vjeçare nga ish-shefi i komisariatit të Himarës nuk ka sjellë reflektim te ky drejtues skafi, pasi vetëm pak metra larg mjetit të tij ndodhen dy vogëlushe në breg të detit. Kështu ishte dhe skena e një dite më parë, vogëlushja 7-vjeçare po notonte shumë pranë bregut teksa u vra për vdekje nga helikat e skafit të Arjan Tases.

Ngjarja e ditës së djeshme la të tronditur opinionin publik. Policia mori masa duke bërë ndalime e sekuestrime të disa mjeteve lundruese mirëpo ky drejtes në këtë rast, nuk ka frikë nga masat që mund të merren ndaj tij. Raste të tilla kanë qënë të shpeshta edhe para tragjedisë, ndaj mbetet vetëm reflektim i drejtuesve dhe masa më të rrepta nga shteti shqiptar.

vdes femija ne himare

Sondazh

Poll