Bota

Ish-kancelari gjerman takon Putinin, Schroder: Kremlini dëshiron një zgjidhje të negociuar për luftën

Schroeder tha se zgjidhjet për problemet thelbësore si Krimea mund të gjenden me kalimin e kohës, "ndoshta jo mbi 99 vjet, si Hong Kongu, por në gjeneratën e ardhshme". Ai tha se një alternativë ndaj anëtarësimit në NATO për Ukrainën mund të jetë neutraliteti i armatosur, si për shembull me Austrinë.

3 Gusht 2022, 09:34 Nga d.a.
Ish-kancelari gjerman takon Putinin, Schroder: Kremlini dëshiron një
Putin dhe Schroeder

GJERMANI- Ish-kancelari gjerman dhe mik i Vladimir Putin, Gerhard Schroeder tha se presidenti rus dëshironte një zgjidhje të negociuar për luftën në Ukrainë dhe marrëveshja e muajit të kaluar për dërgesat e grurit mund të ofrojë një rrugë përpara.

Lajmi i mirë është se Kremlini dëshiron një zgjidhje të negociuar. Një sukses i parë është marrëveshja e grurit, ndoshta që mund të zgjerohet ngadalë në një armëpushim.”,- tha Schroeder për të përjavshmen Stern duke shtuar se ai ishte takuar me Putinin në Moskë javën e kaluar.

Sipas Guardian, Schroeder tha se zgjidhjet për problemet thelbësore si Krimea mund të gjenden me kalimin e kohës, "ndoshta jo mbi 99 vjet, si Hong Kongu, por në gjeneratën e ardhshme". Ai tha se një alternativë ndaj anëtarësimit në NATO për Ukrainën mund të jetë neutraliteti i armatosur, si për shembull me Austrinë.

E ardhmja e rajonit Donbas të Ukrainës lindore, skena e luftimeve të ashpra, megjithatë, ishte më e ndërlikuar.

Do të duhet të gjendet një zgjidhje e bazuar në modelin kantonal zviceran,” tha ai, duke shtuar se do të duhej parë nëse Putini do të kthehej në një “vijë kontakti” të paraluftës në një armëpushim.

Schroeder, kancelar gjerman nga viti 1998 deri në 2005, ka kritikuar luftën në Ukrainë, por ka refuzuar të dënojë Putinin, të cilin ai ende e quan një mik të ngushtë personal. I kritikuar gjithnjë e më shumë në Gjermani për qëndrimin e tij pro-rus, Shrëderit i është hequr e drejta për një zyrë të financuar nga publiku.

gerhard schroeder vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll