Aktualitet

“Nëna ime punonte dy punë dhe babai harxhonte të gjitha paratë”, flet djali i çiftit shqiptar

Ai është shprehur se nëna e tij kishte frikë nga babai pasi ai ka qenë gjithmon i dhunshëm, ai shtoi se ajo gjithmon punonte nga dy punë ndërkohë që i ati i prishte të gjitha lekët.

3 Gusht 2022, 08:51 Nga d.a.
“Nëna ime punonte dy punë dhe babai harxhonte të gjitha
djali, viktima

GREQI- Djali i madh i 41-vjeçares shqiptare që u vra nga bashkëshorti i saj dy ditë më parë ka folur për krimin në Zakinthos që tronditi gjithë Greqinë. I riu ka qenë në gjykatë të martën pasi ka dashur të jetë “i pranishëm” kur babai i tij ka kaluar nga dera e prokurorisë për të kërkuar falje. 

Sipas Protothemës ai është shprehur se nëna e tij kishte frikë nga babai pasi ai ka qenë gjithmon i dhunshëm, ai shtoi se ajo gjithmon punonte nga dy punë ndërkohë që i ati i prishte të gjitha lekët.

Nëna ime kishte frikë. Ajo punonte dy punë për të mbajtur fëmijët e saj, si dhe atë. Babai im i shpenzoi të gjitha paratë e tij. Ata shpesh ziheshin. Edhe unë, edhe vëllai im kishim ndërhyrë shumë herë. Edhe duke e rrahur që të largohej, por ai atje. Edhe kur ajo e paditi një muaj më parë, ai iu lut të kthehej. Më pas ai u lirua dhe kishte kushte kufizuese për të mos iu afruar mamasë. Por ai erdhi dhe iu lut të qëndronte në shtëpi derisa të gjente një vend tjetër dhe nëna ime, duke menduar për ne dhe duke u frikësuar, e pranoi. Pavarësisht drurit që kishte ngrënë nga duart e tij."- tha ai.

Në ditën e vrasjes, djali 20-vjeçar i 41-vjeçares tha se i ati kishte shkuar në shtëpi i dehur dhe ai vetë nuk ndodhej aty. Ai ka ushtruar dhunë ndaj nënën së tij dhe ajo më pas ka shkuar në polici ku e paditi sërish, ndërkohë që policët e lanë të ikte.

"Ata as që e kishin rregulluar një makinë patrullimi për ta sjellë në shtëpi, për të kontrolluar, për të parë se çfarë po ndodh. E lanë të pafuqishme dhe babai im e gjeti të ulur në shkallët e shtëpisë dhe e vrau”.-shtoi 20-vjeçari.

41-vjeçarja u vra nga bashkëshorti i saj Vladimir Beqiraj dy ditë më parë në ishullin e Zakynthos, vetëm një orv pasi ajo e kishte paditur në polici për dhunë. Beqiraj pas kryerjes së krimit kishte shkuar i qetë në punë ku dhe u arrestua mëngjesin e së nesërmes. Në dëshminë e parë në polici ai pohoi se e vrau gruan e tij pasi ajo e kishte tradhëtuar.

burri vret gruan ne greqi vladimir beqiraj

Sondazh

Poll