Aktualitet

Xhama të thyer, goma të çara/ Ish-juristi i ASHK ndodhet në burg, disa persona i shkatërrojnë makinën

Mjeti i Pashaj ndodhej i parkuar në lagjen nr.4 që prej arrestimit të 41-vjecarit.

3 Gusht 2022, 08:53 Nga DOSJA
Xhama të thyer, goma të çara/ Ish-juristi i ASHK ndodhet
Foto ilustruese

SARANDË- Mjeti i ish-juristit të ASHK-së, Laert Pashës është shkatërruar. Persona ende të paidentifikuar, gjatë natës, kanë thyer xhamin e pasëm të makinës, kanë çarë gomat dhe kane lyer me spraj mjetin tip Fuoristrade Mercedes-Benz ML me targw 'AA823YS'.

Mjeti i Pashaj ndodhej i parkuar në lagjen nr.4 që prej arrestimit të 41-vjecarit.

Pasha ndodhet në burg që prej 10 Majit pasi është vënë në pranga pas denoncimit që u bë në emisionin investigavtiv ‘Stop’. Ai akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Pasha u denoncua  pasi kërkonte 2 mijë deri në 4 mijë euro për favorizimin e qytetarëve, kundrejt marrjes së certifikatës së pronësisë.

laert pasha sarande

Sondazh

Poll