Art&Argëtim

Poza "hot" me të në tualet, Megan Fox pyet fansat: A të hap një "Onlyfans" me Kourtney Kardashian?

Fotoja e parë tregonte Kourtney, 43 vjeç, së bashku me Meghan duke pozuar në mënyrë provokuese duke zbuluar të brendshmet e tyre.

2 Gusht 2022, 15:53 Nga k.m.
Poza "hot" me të në tualet, Megan Fox pyet fansat: A të
Megan Fox dhe Kourtney Kardashian

SHBA- Megan Fox ka hedhur idenë për të hapur një llogari të OnlyFans me Kourtney Kardashian, teksa ajo postoi një seri fotografish seksi me të.

"A duhet të nisim një OnlyFans me Kourtney?,"-pyeti Fox fansat e saj. Fotoja e parë tregonte Kourtney, 43 vjeç, së bashku me Meghan duke pozuar në mënyrë provokuese duke zbuluar të brendshmet e tyre.

Në foton tjetër, Megan ishte ulur në buzë të një tualeti me Kourtney-n në krahët e saj. Miqësia e tyre ka lindur prej bashkëshortëve, të cilët kanë një marrëdhënie të ngushtë me njëri-tjetrin. Meghan është fejuar me Machine Gun Kelly që nga tetori i vitit 2021, ndërsa Kourtney së fundmi u martua me bateristin e Blink-182, Travis Barker.

megan fox kourtney kardashian

Sondazh

Poll