Art&Argëtim

"Të gjithë do të vdesim, le të bëjmë ç'të mundemi"! Brad Pitt shpjegon pse veshi fund në premierën e filmit të tij të ri

Pamja specifike e aktorit kishte shkaktuar disa komente ku shumica e tyre shpreheshin se ai është “cool dhe pa komplekse”. Së fundmi aktori ka shpjeguar arsyen e veshjes së tij.

2 Gusht 2022, 18:46 Nga s.s
"Të gjithë do të vdesim, le të bëjmë
Brad Pitt

GJERMANI- Brad Pitt para dy javësh mori pjesë në premierën e filmit të tij të ardhshëm "Bullet Train" në Berlin dhe vendosi të vishte një fund në vend të pantallonave për këtë event. Aktori fitues i çmimeve, 58-vjeç, zgjodhi një triko ngjyrë kafe me një fund deri tek gjuri për premierën e filmit, ku luajnë gjithashtu Sandra Bullock, Joey King dhe Aaron Taylor-Johnson.

"Të gjithë do të vdesim, le të bëjmë
Brad Pitt

Ai e kompletoi veshjen me një këmishë ngjyrë vjollcë me kopsa dhe çizme luftarake, duke u dhënë fansave një pamje të rrallë të tatuazheve të tij në këmbë. Këto duket se janë një fytyrë rinoceronti dhe një kafkë njeriu. Së fundmi aktori ka dhënë shpjegimin e tij në revistën “Variety” se pse zgjodhi këtë veshje për në atë event. Ai tha: “Nuk e di! Të gjithë do të vdesim, kështu që le të bëjmë ç'të mundemi”, raporton protothema.gr.

"Të gjithë do të vdesim, le të bëjmë
Brad Pitt në premierën e filmit

brad pitt berlin gjermani premiera e filmit

Sondazh

Poll