Bota

Avioni i Pelosit për në Tajvan më i shikuari i të gjitha kohërave me më shumë se 700 mijë ndjekës

Fluksi i madh i përdoruesve pushtoi faqen Flightradar24, aq sa u desh të krijohej një dhomë pritjeje për të parandaluar rrëzimin e sajtit.Mbi 700 mijë ndjekës kanë parë fluturimin e Nancy Pelosi në Tajvan.

3 Gusht 2022, 08:25 Nga s.s
Avioni i Pelosit për në Tajvan më i shikuari i të gjitha
Nancy Pelosi

SHBA- Miliona njerëz u akorduan mbrëmjen e së martës për të gjurmuar një fluturim që transportonte kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në Tajvan. Një ndër faqet më të famshme të gjurmimit të fluturimeve tha se serveri i saj ishte në një ngarkesë të paparë për shkak të shikueshmërisë së lartë.

Sipas mediave të huaja, Flightradar24 ka shkruar në Twitter se kishte “interes të paprecedentë për gjurmim të vazhdueshëm” në SPAR19  shenja e një aeroplani të Forcave Ajrore të SHBA-së që transportonte Pelosi në rrugën nga Kuala Lumpur, Malajzi, në Taipei City, Tajvan. “Disa përdorues aktualisht mund të kenë probleme me aksesin në sajt, ekipet tona po punojnë për të rivendosur funksionalitetin e plotë për të gjithë përdoruesit sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar Flightradar24.

Në kohën e postimit në Twitter, 345 mijë njerëz po ndiqnin fluturimin. Ndërsa më vonë, kur hyri në hapësirën ajrore të Tajvanit, Flightradar24 tha se 632 mijë njerëz po e ndiqnin aeroplanin. Në kohën e publikimit, ishte e paqartë se sa njerëz po e shikonin aeroplanin ndërsa ai bënte zbritjen e tij përfundimtare. Flightradar24 më vonë tha në një deklaratë se SPAR19 ishte “fluturimi i drejtpërdrejtë më i ndjekur” në historinë e faqes në kohën kur u ul, duke u shikuar nga mbi 708 mijë njerëz, raporton foxbuisness.com.

SPAR19 u largua nga Kuala Lumpur të martën pasdite me orën lokale dhe zbarkoi në kryeqytetin e Tajvanit pak pas orës 22:45 po sipas kohës lokale. Me ardhjen e saj, Pelosi u bë ligjvënësja më e lartë amerikane që vizitoi Tajvanin në 25 vjet. Pelosi nuk e konfirmoi vizitën e saj në Tajvan para mbërritjes dhe udhëtimi tërboi Pekinin, duke çuar në vërejtje kërcënuese dhe paralajmërime të përsëritura për SHBA.

nancy pelosi shba

Sondazh

Poll