Bota

VIDEO/ Me AK-47 para derës së shtëpisë, Irani dërgon mbështetësin për të vrarë gazetaren e VOA

Gazetarja, e cila në të kaluarën kishte qenë tashmë viktimë e një tentativë rrëmbimi, ka shpërndarë në të kaluarën video të grave që rebelohen publikisht kundër detyrimit për të veshur mbulesë.

2 Gusht 2022, 22:10 Nga I.A
VIDEO/ Me AK-47 para derës së shtëpisë, Irani dërgon
Masih Alinejad

SHBA- Autoritetet amerikane kanë arrestuar një burrë që posedonte një pushkë automatike të mbushur AK-47, i dyshuar se donte të vriste Masih Alinejad, një gazetare iranio-amerikane e Zërit të Amerikës dhe një zë i njohur kritik i qeverisë së Teheranit. Gazetarja, e cila në të kaluarën kishte qenë tashmë viktimë e një tentativë rrëmbimi, ka shpërndarë në të kaluarën video të grave që rebelohen publikisht kundër detyrimit për të veshur mbulesë.

 Sipas televizionit “Nbc News”, Byroja Federale e Hetimeve (FBI) po heton rastin. Vetë Alinejad ndau në Twitter pamjet e një kamere vëzhgimi të shtëpisë së saj në Nju Jork, e cila tregon personin e armatosur para derës së përparme të shtëpisë së tij. 

“Kjo është skena e frikshme e një njeriu që u përpoq të hynte në shtëpinë time në Nju Jork me një armë të mbushur për të më vrarë. Vitin e kaluar FBI e pengoi Republikën Islamike të më rrëmbente. Krimi im është t'u jap zë njerëzve pa zë. Administrata amerikane duhet të jetë e ashpër ndaj terrorizmit” shkruan ajo.

masih alinejad

Sondazh

Poll