Bota

ME VD- Ishte nisur nga Ekuadori, kapet kokainë në portin e Pireut, si ranë në kurth dy të arrestuarit

Në bashkëpunim me autoritetet qipriote dhe policinë britanike, u zbulua një dërgesë me kokainë, e në pranga përfunduan dy personat që do merrnin drogën.

2 Gusht 2022, 22:27 Nga k.m.
ME VD- Ishte nisur nga Ekuadori, kapet kokainë në portin e Pireut, si
Foto ilustruese

GREQI- Mbi 17.5 kilogramë kokainë u zbulua nga Prokuroria e Narkotikëve në një kontenier në portin e Pireut, me destinacion përfundimtar Qipron. Në bashkëpunim me autoritetet qipriote dhe policinë britanike, u zbulua një dërgesë me kokainë, e në pranga përfunduan dy personat që do merrnin drogën.

Kokaina ishte e ndarë në 14 pako dhe u gjet në një kontenier frigoriferik, të cilët u konstatuan se kishin si destinacion përfundimtar Limasolin e Qipros. Të arrestuarit shkaun në vendin ku ishte transportuar kontejneri për të marrë pakot e drogës.

Droga, e përllogaritur me një sasi prej 17 kilogramë e 690 gramë kokainë, në 14 pako, u gjet në një kontenier frigoriferik, nga ku ishte ngarkuar që në Ekuador, ndërsa stacionin e fundit e kishte në Qipro./www.newsbomb.gr

droge ne pire porti i pireut

Sondazh

Poll