Bota

Rudy Giuliani paditet në Gjykatë nga ish-gruaja: Më paguaj 260 mijë dollarë ose...në burg

Në një deklaratë të betuar, Judith akuzon Rudy se i detyrohet asaj 140,000 dollarë vetëm për pronën e tyre në South Lake Drive, Palm Beach. 

2 Gusht 2022, 22:17 Nga k.m.
Rudy Giuliani paditet në Gjykatë nga ish-gruaja: Më paguaj 260
Judith dhe Rudy Giuliani

SHBA- Rudy Giuliani, tashmë duke u përballur me një mal me çështje ligjore, por dosjeve i është shtuar edhe një tjetër.  Ai është paditur nga ish-gruaja e tij, e cila dëshiron që ai të'i japë më shumë se një çerek milion dollarë, ose do të shkojë në burg.

Në dokumentet e reja gjyqësore të depozituara të martën në Gjykatën e Lartë të Shtetit të Nju Jorkut, Judith Giuliani pretendon se ish-kryetari i bashkisë dhe avokati personal i Donald Trump është në shpërfillje të urdhërit gjykatës duke pretenduar se nuk i ka mbajtur 262,000 dollarë që duhet t'i kishte paguar asaj sipas kushteve të divorcit. 

Në një deklaratë të betuar, Judith akuzon Rudy se i detyrohet asaj 140,000 dollarë vetëm për pronën e tyre në South Lake Drive, Palm Beach. 

Ajo gjithashtu thotë se ata janë përgjegjës për detyrimet e tyre në një klub të vendit dhe akuzon Rudyn se ka dështuar të “paguajë gjysmën e detyrimeve vjetore të anëtarësimit në klub”. Ajo pretendon se ajo ka paguar dhe gjjysmën e detyrimeve të ish-bashkëshortit të saj.

“Nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të paguaja pjesën e tij të detyrimeve … në mënyrë që të mbetem në gjendje të mirë me klubet,” thotë ajo në dokumentet e gjykatës teksa kërkon kthimin e parave.

Rudy Guliani gjithashtu të paguajë deri në 5,000 dollarë në muaj që ajo të ketë ndihmë, si për shembull një asistente ose punëtore. Por ajo pretendon në dokumente se që nga vera e kaluar, Rudy “ka bërë pagesa të paqëndrueshme dhe sporadike, duke përfshirë një çek prej 10,000 dollarësh në qershor 2021 që u kthye për shkak të fondeve të pamjaftueshme. Tani ai i detyrohet 45,000 dollarë./PageSix

judith giuliani rudy giuliani

Sondazh

Poll