Bota

Ndërmjet Kosovës e Serbisë, Abazoviç nuk reagon për situatën e krijuar në Veri të dielën

Derisa Kosova u shfaq e vendosur për t’i çuar përpara vendimet e saj, Aleksandër Vuçiç që nxiti serbët lokalë të vendosin barrikada nëpër rrugët që çojnë në pikat kufitare, Jarinje dhe Bërnjak.

2 Gusht 2022, 20:30 Nga I.A
Ndërmjet Kosovës e Serbisë, Abazoviç nuk reagon për
Dritan Abazoviç

KOSOVË- Për situatën në Veriun e Kosovës ka pasur reagime në Evropë dhe përtej Oqeanit Atlantik, ka reaguar edhe Federata Ruse e Bjellorusia, por jo edhe kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Gazeta Express shkruan se të dielën Kosova e Serbia u përfshin në tensione kur po afronte afati për hyrjen në fuqi të vendimeve të qeverisë për reciprocitet në targa dhe dokumente. Derisa Kosova u shfaq e vendosur për t’i çuar përpara vendimet e saj, Aleksandër Vuçiç që nxiti serbët lokalë të vendosin barrikada nëpër rrugët që çojnë në pikat kufitare, Jarinje dhe Bërnjak.

Dje reagoi Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, sot Maqedonia e Veriut, por nuk pati reagim nga  Kryeministri Abazoviç. Këto vendime, të reciprocitetit, po dalin të jenë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare.

Abazoviç kohëve të fundit ka tentuar të rregullojë raportet me Serbinë dhe Kishën Ortodokse Serbe – një kontest shekullor mes popullit të Serbisë dhe atij malazez, që në thelb ka edhe  çështjen identitare mes këtyre popujve. Rreth kësaj presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka shprehur kundërshtim.

dritan abazoviç

Sondazh

Poll