Bota

Gazeta gjermane FAZ shkruan artikull për Albin Kurtin: Është politikan me përvojë dhe këmbëngulës

Gazeta e njohur gjermane ka portretuar kryeministrin e Kosovës pas tensioneve të fundit në veri.

2 Gusht 2022, 17:14 Nga s.s
Gazeta gjermane FAZ shkruan artikull për Albin Kurtin: Është
Albin Kurti

GJERMANI- Korrespondenti i gazetës së njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) për Europën Juglindore, Michael Martens, ka shkruar për biografinë dhe rolin në politikë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e cila është botuar ditën e sotme. Martnes ka shkruar: “Kurti ka lindur në mars të vitit 1975 në Prishtinë, kur Kosova ishte ende pjesë e Serbisë dhe Serbia pjesë e Jugosllavisë Rinia e Kurtit u karakterizua nga shpërbërja e shtetit jugosllav dhe lufta kundër politikës serbe të aparteidit në Kosovë. Gjatë luftës së NATO-s kundër Jugosllavisë së përbërë vetëm nga Serbia dhe Mali i Zi më 1999, ai u arrestua dhe me arsyetime bajate u dënua me 15 vite burg, mes tjerash për terrorizëm”.

Kur u shpall aktgjykimi, në pushtet ishte Sllobodan Millosheviqi, por edhe pas dëbimit të tij nga pushteti, Kurti mbeti në burg, u lirua tek pas presionit ndërkombëtar. Gjatë një bisede në intervistëne tij për gazetën në vitin 2007 ishte përgjigjur me sarkazëm duke thënë: “Kam qenë një vit e pesë muaj nën Millosheviqin në burg dhe një vit e dy muaj nën Vojisllav Koshtunicën. Pra, Koshtunica ka qenë tre muaj më i mirë se Millosheviqi”. Nga kjo bisedë citon korrespondenti Michael Martens, i cili përshkruan betejën e Kurtit kundër misionit të OKB-së në Kosovë, se Kurti këtë gjë e quante neokolonialist dhe kërkonte shpërbërjen e tij, raporton FAZ.

Autori i shkrimit ka shtuar se prej vitit 2021, Kurti është kryeministër i Kosovës, i cili nuk e ka për herë të parë këtë post. Mandati që kishte më parë i përfundoi shpejt për shkak të mospajtimeve mbi menaxhimin e pandemisë, por në fakt Kurti u rrëzua si pasojë e intrigave të Richard Grenellit, të dërguarit për Ballkan të presidentit të atëhershëm Donald Trump. Një ndër motot më të rëndësishme të politikës së jashtme të Kurtit është “reciprociteti”. Në raport me Serbinë ky politikan mbron imperativin kategorik. Tensionet e fundit në kufirin Kosovë-Serbi, ka bërë që Kurti t’i urdhërojë autoritetet e Kosovës të mos i pranojnë më dokumentet serbe të identifikimit për shkak se edhe Serbia nuk i pranon ato kosovare. Gazeta gjermane Faz ka përfunduar duke thënë: “Nën presionin e amerikanëve Kurti e shtyu për një muaj zbatimin e masës. Më së voni në shtator në kufi sërish mund të ngrihet temperatura”.

albin kurti

Sondazh

Poll