Bota

Donald Trump fajëson lojërat “online” për sulmet me armë zjarri në Teksas dhe Ohio

5 Gusht 2019, 16:40 Nga DOSJA
Donald Trump fajëson lojërat “online” për sulmet me

SHBA –Presidenti amerikan Donald Trump ka fajësuar për sulmet e kësaj fundjave në Amerikë lojërat online po jo vetëm, që në thelb kanë vrasjet dhe armët.

“Lojërat të cilat kanë dhunë duhet të dekurajohen dhe të bëhen më të vështira për t’u blerë.” sugjeroi presidenti.

“Ne duhet të ndalojmë lavdërimin e dhunës në shoqërinë tonë. Është shumë e lehtë sot për rininë e trazuar që të rrethohet nga kultura e dhunës. Ne duhet ta ndalojmë ose ta zvogëlojmë ndjeshëm këtë, dhe ajo duhet të fillojmë ta zbatojmë menjëherë.”- tha ai gjatë një fjalimi në vazhdën sulmeve të njëpasnjëshme në Amerikë.

Presidenti nuk dha detaje se çfarë forme mund të marrë kjo masë apo sesi do të nis.

Të shtunën, në El Paso të Teksasit nga një sulm me armë mbetën të vrarë, 20 njerëz. Disa orë më vonë një tjetër i armatosur vrau nëntë persona në Dejton të Ohios.

Presidenti Trump fajëson gjithashtu internetin për radikalizimin e atyre që kryejnë sulme të dhunshme. Ai foli për faqet në mediat sociale dhe dëmet që ata mund të shkaktojnë tek njerëzit.

Ai gjithashtu foli për reformën e shëndetit mendor dhe dënoi “racizmin, fanatizmin dhe epërsinë e bardhë”.

Në shkurt, për shembull, një studim zbuloi se nuk kishte prova që ata që luajnë lojëra të dhunshme, video, nuk janë më të prirur për sjellje agresive në jetënreale sesa bashkëmoshatarët e tyre, dhe se lidhja midis tyre kishte qenë e mbivlerësuar.

“Ideja që lojërat e dhunshme me video nxisin agresionin në botën e vërtetë është bërë popullore, por nuk është e testuar shumë me kalimin e kohës,” tha një studiues,  Profesor Andreë Przybylski, drejtor i kërkimit në Institutin e Internetit në Oksford, i cili kreu një nga studimet më gjithëpërfshirëse që janë ndërrmarë deri tani.

“Unë po dëgjoj gjithnjë e më shumë njerëz që thonë se niveli i dhunës në video lojërat është vërtet duke formuar kulturën e të rinjve. Ju i shihni këto filma dhe ata janë kaq të dhunshëm. E megjithatë një fëmijë është në gjendje të shohë filmin nëse seksi nuk është i përfshirë, por vrasja është e përfshirë, dhe mbase duhet të vendosin një sistem vlerësimi për këtë.”- u shpreh Trump.

Burimi:  Independent

A.C/Dosja.al  

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota fajeson lojrat online sulmet ne ohio dhe teksas trump fajeson lojrat online sulmet ne ohio dhe teksas trump

Sondazh

Poll