Bota

Më të avancuara, me rreze dhe saktësi superiore/ Mbërrijnë në Ukrainë katër sistemet e radhës të raketave HIMARS

Katër sistemet e raketave të artilerisë së lëvizshmërisë së lartë (HIMARS) të prodhuara nga SHBA-ja, kanë mbërritur tashmë në Ukarinë.

1 Gusht 2022, 16:02 Nga s.s
Më të avancuara, me rreze dhe saktësi superiore/
Himars

UKRAINË-  Katër sistemet e raketave  të artilerisë së lëvizshmërisë së lartë “HIMARS” nga Shtetet e Bashkuara kanë mbërritur në Ukrainë, ka thënë të enjten ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov. “HIMARS kanë mbërritur në Ukrainë. Faleminderit Sekretarit të Mbrojtjes, Lloyd J. Austin III, për këto mjete të fuqishme”, ka shkruar Reznikov në Twitter.

CNN shkruan se nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur nëse ose kur HIMARS kishin hyrë në vend ose nëse ato po përdoreshin tashmë në fushën e betejës. Si Rusia ashtu edhe Ukraina operojnë tashmë sisteme MLRS, por versioni HIMARS me gjashtë raketa që po dërgohet për të ndihmuar Kievin është më i avancuar, me rreze dhe saktësi superiore. CNN shkruan se Ukraina ka kërkuar rreth 300 raketa nga këto sisteme, raporton CNN.

Deri më sot, SHBA i ka dhuruar vetëm katër HIMARS Ukrainës, por nuk e ka përjashtuar mundësinë e ofrimit të më shumë në të ardhmen. Përveç SHBA-së, Gjermania do të dërgojë tre sisteme të tilla në Ukrainë, tha të mërkurën ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht.

raketa himars ukraine shba

Sondazh

Poll