Aktualitet

Nano urdhër efektivëve: Patrulloni vijën bregdetare, filmoni çdo manovër të rrezikshme të 'Jet ski'

Në urdhër thuhet se Policia Kufitare duhet të rrisë patrullimet dhe të koordinojnë veprimet me Policinë vendore

31 Korrik 2022, 11:25 Nga A.B
Nano urdhër efektivëve: Patrulloni vijën bregdetare, filmoni
Gledis Nano

TIRANË- Policia e Shtetit ka paralajmëruar se duke nisur nga muaji gusht do të shtohen masat për mbarvajtjen se sezonit turistik.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka urdhëruar që të caktohen punonjës policie, kryesisht të Policisë Kriminale a të Rendit, për të patrulluar në vijën bregdetare, aty ku ka grumbullime masive të pushuesve dhe të filmojnë çdo rast të tentativës për manovra të rrezikshme nga “Jet ski”-të apo skafet.

Në urdhër thuhet se Policia Kufitare duhet të rrisë patrullimet dhe të koordinojnë veprimet me Policinë vendore, për të parandaluar dhe për të reaguar në kohë ndaj këtyre shkeljeve që krijojnë imazh negativ për vendin, cënojnë efektivitetin e punës së Policisë dhe krijojnë frikë dhe panik tek pushuesit.

Qoftë punonjësit civilë, ashtu edhe punonjësit me biçikleta apo me patrullat e rendit, për çdo rast të konstatuar, filmimet t’ua dërgojnë menjëherë Policisë Kufitare, e cila të reagojë në kohë reale duke bllokuar mjetin dhe duke e ndëshkuar me masë administrative.’-thotë Nano.

gledis nano

Sondazh

Poll