Kurti "injoron" deklaratën e Vuçiç: Nuk do të ketë destabilizim, gjithçka do të shkojë mirë
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, tha se n...
Burgu ku ndodhi sulmi gjendet në territorin e kontrolluar nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.
RUSI- Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka ftuar Kombet e Bashkuara dhe Kryqin e Kuq Ndërkombëtar që të hetojnë burgun ku dhjetëra të burgosur ukrainas të luftës u vranë gjatë kësaj jave. Burgu ku ndodhi sulmi gjendet në territorin e kontrolluar nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.
“Rusia zyrtarisht ka ftuar ekspertët e OKB-në dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar që të përfshihen në një hetim të paanshëm lidhur me sulmin në qendrën e paraburgimit në Olenivka, ku u vranë një numër i madh i të burgosurve ukrainas të luftës”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes përmes një deklarate të publikuar më 31 korrik.
Para kësaj deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes, zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq, tha se kjo organizatë do të dërgonte hetues në burgun në qytetin Olenivka, ku ndodhi sulmi, pasi Rusia dhe Ukraina ishin pajtuar për një gjë të tillë.
Rusia dhe Ukraina ia kanë hedhur fajin njëra-tjetrës për sulmin, që autoritetet ruse dhe separatistët pro-rusë në rajonin e Donjeckut tha se la të vrarë 53 të burgosur të luftës dhe la të plagosur 75 të tjerë. Më 30 korrik, Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi një listë prej 48 emrash të luftëtarëve ukrainas nga mosha 20 deri në 62 vjeç, që u vranë në sulm.
Rusia pretendon se të burgosurit e luftës u vranë nga një sulm ukrainas me raketat që Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar. Ushtria ukrainase mohon këto pretendime dhe akuzon rusët në rajonin e Donjeckut për sulmin ndaj burgut dhe siç kanë thënë nga Kievi, sulmi është kryer për të fshehur torturat dhe ekzekutimet e ukrainasve në këtë burg.
Marrë nga REL
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, tha se n...
Foto ilustruese Mbulesa e vogël e dëborës dhe shkrirja e akullnajave me një ritëm alarmues në valët e të nxehtit t&...
Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden është infektuar sërish me Covid-19. Pas lajmit të bujshëm ka reaguar vetë ...
GREQI- Një krim i ri ka tronditur Kretën mëngjesin e sotëm. Protothema shkruan se sipas informacioneve të para, një bashk&e...
UKRAINË- Ushtria ukrainase thotë se ka vrarë dhjetëra ushtarë rusë në luftimet në jug, duke përfshirë rajoni...
Princ William dhe Kate Middleton BRITANI- Një video e çiftit mbretëror, Princ William dhe Kate Middleton është bër&eum...
Sanchez dhe Abazoviç MAL I ZI- Është mbajtur sot takimi mes kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe kryeministri...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbledhur sot në një takim Këshillin e Sigurisë së Kosovës, p&...
Avioni DROPULL- Vatra e zjarrit në bashkinë Dropull është shuar. Mësohet se pas ndërhyrjes së dy avionëve nga ...
Vucic SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ...