Aktualitet

Me 5 kg kanabis në çantë shpine, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Greqi

Onlarissa shkruan se shqiptari kishte në çantën e shpinës më shumë se 5 kilogramë hashash.

31 Korrik 2022, 10:07 Nga I.A
Me 5 kg kanabis në çantë shpine, arrestohet 30-vjeçari
Foto Ilustruese

GREQI-  Një shqiptar 30-vjeçar është arrestuar pasditen e djeshme nga punonjësit e policisë së Prokurorisë së Larisës. Onlarissa shkruan se shqiptari kishte në çantën e shpinës më shumë se 5 kilogramë hashash.

Efektivët e policisë po e ndiqnin 30-vjeçarin nga zona e Gonnon-it dhe me të mbërritur në lartësinë e tarifave të vjetra në Tempi, e kanë kontrolluar. Sipas burimeve policore, 30-vjeçari ka tentuar të arratiset pa sukses, ndërsa nga kontrolli në çantën e shpinës u gjetën 5.1 kilogramë hashash. I arrestuari pritet të dalë sot në Prokurori.

arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll