Art&Argëtim

VIDEO- Cllevio e ofendon vazhdimisht, Stresi: Nuk jemi më shokë por atë e kam vëlla, ia kemi lënë mbarë

Stresi sqaron se nuk do të lejojë asnjë person që ta ofendojë mirëpo në rastin e Cllevios, nuk ka se çfarë të bëjë pasi e njeh që 20 vite

31 Korrik 2022, 11:39 Nga A.B
VIDEO- Cllevio e ofendon vazhdimisht, Stresi: Nuk jemi më shokë por
Stresi dhe Cllevio

TIRANË- Stresi ka sqaruar një herë e mirë situatën me Kleviol Ahmetin, të njohur në rrjet si Cllevio. Përmes një video të bërë në 'Instastory', Stresi sqaron se nuk do të lejojë asnjë person që ta ofendojë mirëpo në rastin e Cllevios, nuk ka se çfarë të bëjë pasi e njeh që 20 vite. Ai nënvizon faktin se edhe pse nuk janë shokë, nuk do të reagojë ndaj ofendimeve që Cllevio bën publikisht ndaj tij. 

'Desha me ju tregu diçka. Ne e kem shok prej 20 vitesh, e kemi lënë në punë të vet Kleviolin. Nuk jemi më shok, nuk ka shans që të më shajë njeri nga shpia, Klevioli më ka vlla. Mos keqkuptohemi, nëse është dikush tjetër i hy në shpi. Kleviolin e kemi vëlla, ia kemi lënë mbarë'- thotë Stresi.

Cllevio dhe Stresi i kanë dhënë fund miqësisë së tyre për shkak të ofendimeve që Kleviol Ahmeti ka bërë live ditët e fundit për reperin.

stresi cllevio

Sondazh

Poll