Art&Argëtim

Largohet përfundimisht! Lëvizja e fundit tregon shkëputjen e Luanës nga Top Channel

Luana Vjollca mendohet se është larguar përgjithmonë nga Top Channel. Kjo gjë vjen si pasojë e faqes së emisionit të saj që ka moderuar "Shiko Kush Luan" është fshirë.

31 Korrik 2022, 11:21 Nga s.s
Largohet përfundimisht! Lëvizja e fundit tregon shkëputjen e
Luana Vjollca

TIRANË- Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, e cila poston foto dhe video të ndryshme nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Moderatorja prej kohësh është karguar nga televizioni Top Channel dhe mesa duket largimi i saj do të jetë përfundimtar. Pretendohet se ajo është larguar përgjithmonë nga Topi për arsye se faqja e saj e emisionit "Shiko kush luan" të cilën e moderonte vetë, e cila numëronte mbi 100 mijë ndjekës nuk ekziston më.

Portali "Kryefjala.com" ka vënë re se asaj i është fshirë emri i mëparshëm dhe tani quhet “Dancing With the Stars”. Programi "Dancing With the Stars" do të fillojë së shpejti nën moderimin e Bora Zemanit.

luana vjollca

Sondazh

Poll