Bota

Pas 56 vitesh, Bob Dylan lirohet nga akuzat për abuzim seksual

Ai u përball në gjyq me një grua që pretendoi se ai e kishte abuzuar me të kur ajo ishte 12 vjeç në vitin 1965. 

30 Korrik 2022, 17:06 Nga k.m.
Pas 56 vitesh, Bob Dylan lirohet nga akuzat për abuzim seksual
Bob Dylan

SHBA- Bob Dylan është njohur si një muzikant, një poet dhe një ikonë kulturore, por duket se tashmë është i lirë edhe nga disa çështje ligjore pasi u akuzua për abuzim seksual. Ai u përball në gjyq me një grua që pretendoi se ai e kishte abuzuar me të kur ajo ishte 12 vjeç në vitin 1965. 

Gruaja, e identifikuar si JC, u akuzua nga avokatët e Dylan për shkatërrimin e provave pasi ajo refuzoi të dorëzonte emailet dhe mesazhet me tekst përpara afatit të caktuar nga gjykata që shqyrtonte çështjen. Ajo gjithashtu shkarkoi përfaqësuesit e saj ligjorë, e si rrjedhorë nga mbrojtja e këngëtarit u bë kërkesë për pushimin e çështjes.

Bob Dylan, 81 vjeç, ende nuk ka komentuar mbi padinë apo hedhjen poshtë të aktakuzës. Çështja u depozitua fillimisht në Gjykatën e Lartë të Shtetit të Nju Jorkut më 13 gusht 2021. Viktima e supozuar pretendoi se Dylan e ngacmoi atë në dhomën e hotelit midis muajve prill dhe maj 1965, kur muzikanti ishte 23-24 vjeç./marca.com

bob dylan

Sondazh

Poll