Bota

Gripi i derrit/ Shkatërrohen qindra ferma në të gjithë Evropën Lindore

5 Gusht 2019, 15:35 Nga DOSJA
Gripi i derrit/ Shkatërrohen qindra ferma në të gjithë

Gripi i derrave afrikanë ka kërcënuar të gjitha fermat në Evropë. Industria e derrit është drejt shkatërrimit, fakt ky që ka ngjallur shqetësime tek të gjithë fermerët në Evropë.

Në muajin e kaluar Rumania ka parë një rritje në rastet e raportuara të gripit të derrit, ku rreth 300 kokë janë prekur nga gripi në korrik, më një rritje masive krahasur me qershorin ku u numëruan vetëm 80 kokë, ndërsa në janar 30.

Komisioni Evropian tha se lufta kundër gripit  të derrit, i cili është fatale për derrat, por nuk përbën asnjë kërcënim për shëndetin e njeriut, ishte një “sfidë ekstreme dhe urgjente” për shkak të kërcënimit të saj për kopetë e derrit, drejt industrisë.

Gripi i derrave afrikanë, u identifikua në Kenia në fillim të viteve 1900, dhe është përhapur me shumë shpejtësi në Kinë dhe pjesë të tjera të Azisë gjatë vitit të kaluar.

Më shumë se 4 milion derra janë mbledhur në Azi dhe sipas disa vlerësimeve kopetë e derrit në Kinës mund të përgjysmohen shumë  krahasuar me vitin e kaluar.

Virusi nuk është përhapur ende në vendet kryesore të Evropës, prodhuese të derrit, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Hollandën. Por Justin Sherrard, një analist në Rabobank, tha se “siç shihet në Kinë dhe Vietnam, nëse sëmundja do të përhapet, ajo do të ketë pasoja shkatërruese.

Burimi: Financialtimes

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota evropa lindore gripi i derrave evropa lindore gripi i derrave

Sondazh

Poll