Bota

VIDEO/ Tregoi procesin e kimioterapisë, vlogerja 29-vjeçare me kancer bëri të qaj miliona njerëz

5 Gusht 2019, 13:18 Nga DOSJA
VIDEO/ Tregoi procesin e kimioterapisë, vlogerja 29-vjeçare me

KORE E JUGUT- Një vlogere koreano jugore, Dawn Lee, në shkurt të këtij viti u diagnostifikua me limfoma.

Limfoma është një lloj kanceri në gjak, mjaft i rrezikshëm dhe vdekjeprurës.

Por ndryshe nga shumë njerëz të prekur nga kjo sëmundje e rëndë, vlogerja kishte vendosur ta ndante edhe me të tjerët gjendjen e saj shëndetësore.

Dhe si një vlogere, sikurisht që zgjodhi kanalin You tube, për të postuar me video procesin e saj të kimioterapisë, video e cila u pa nga miliona njerëz dhe u shpërnda pa fund.

Ajo tregon pa asnjë kompleks këtë periudhë të vështirë të jetës së saj që po kalon.

“Fillimisht mendova të vija paruke. Më pas mendova. Pse duhet të fshihem. Nuk është turp”  tha ajo për BBC.

Gjatë videos tregohet edhe momenti kur i bien flokët, dhe në jastëkun e saj shihen flokët e rëna.

“Qava shumë dje. Nuk mund të qaj më sot. Flokët rriten sërish” shprehet vlogerja.

“Pashë që shumë njerëz u inkurajuan nga historia ime dhe kjo më gëzoi shumë. Të shikosh njerëz që janë në situatën tënde të bën të ndihesh komode”

Në video ajo shfaqet tullace, dhe tregon se nuk e prisja kurrë që njerëzit ta shikonin këtë video.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota dawn lee publikoi videon me procesin e kimioterapise vlogerja me kancer dawn lee publikoi videon me procesin e kimioterapise vlogerja me kancer

Sondazh

Poll

Bota 4 Gusht 2019, 11:35

Sa i përhapur është antisemitizmi?

Antisemitizmi në Gjermani po shtohet, dëgjon të thuhet shpesh. Por a tregojnë shifrat se gjithnjë e më shumë njerëz në Gjermani kanë një qëndrim antisemitik, py...