Aktualitet

VIDEO/ Vatër zjarri në Derven të Krujës, flakët i afrohen kishës dhe disa banesave

Për shuarjen dhe neutralizimin e zjarrit janë angazhuar dy zjarrfikëset e Krujës të ndihmuara dhe nga një zjarrfikëse e Durrësit.

30 Korrik 2022, 17:30 Nga k.m.
VIDEO/ Vatër zjarri në Derven të Krujës, flakët i
Pamje nga Kruja

KRUJË- Një vatër e madhe zjarri është regjistruar në fshatin Derven të Krujës. Zjarri ka nisur në një pyll me shkurre e pisha dhe po rrezikon kishën e këtij fshati si dhe disa banesa. Për shuarjen dhe neutralizimin e zjarrit janë angazhuar dy zjarrfikëset e Krujës të ndihmuara dhe nga një zjarrfikëse e Durrësit.

Fatmirësisht kisha dhe banesat tashmë janë jashtë rrezikut dhe po punohet për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve, të cilat vijojnë prej afro 3 orësh. Por deri më tani era duket se nuk po e bën më të lehtë punën e zjarrfikësve që po operojnë në terren. 

zjarr ne derven kruje

Sondazh

Poll