Aktualitet

Fluks automjetesh në Kapshticë dhe Qafë Thanë, shkak shkëputja e energjisë elektrike

Aktualisht janë duke punuar 2 sportele në dalje dhe 3 në hyrje ndërsa sa i përket Kapshticës edhe në këtë pikë kufitare ka patur fluks të lartë dhe radhë të gjata për shkak të mosfunksionimit të sistemit.

30 Korrik 2022, 16:58 Nga e.k
Fluks automjetesh në Kapshticë dhe Qafë Thanë, shkak
Rradhët e gjata në doganën e Kakavijës

KORÇË- Mesditën e sotme është regjistruar një numër i lartë udhëtarësh dhe pritje të gjata në dy pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës. Shumë qytetarë u detyruan të presin me orë të tëra në pikun e vapës për shkak të radhëve kilometrike. Ndërkohë sipas informacioneve autoritetet doganore konfirmojnë se në Qafë Thanë janë krijuar radhë për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike ndërsa aktualisht po punohet me gjenerator.

Aktualisht janë duke punuar 2 sportele në dalje dhe 3 në hyrje ndërsa sa i përket Kapshticës edhe në këtë pikë kufitare ka patur fluks të lartë dhe radhë të gjata për shkak të mosfunksionimit të sistemit.

kapshtice

Sondazh

Poll