Bota

Përmbytjet në Kentaki, kërkimet për viktima mund të zgjasin me javë

Ekipe shpëtimi janë angazhuar në zonat e goditura rëndë nga përmbytjet, disa prej tyre ndër më të varfra në Shtetet e Bashkuara.

30 Korrik 2022, 15:37 Nga I.A
Përmbytjet në Kentaki, kërkimet për viktima mund të
permbytjet

SHBA- Guvernatori i Kentakit Andy Beshear tha të shtunën se mund të nevojiten disa javë për të gjetur të tjerë viktima të mundshëm të përmbytjeve të rrëmbyeshme që goditën rajonin e Apalaçias. Deri tani numri i të vdekurve ka rritur në 16 vetë. Zoti Beshear paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet edhe më shumë.

Autoritetet njoftuan për sasi edhe të mëdha shiu në ditën në vazhdim. Ekipe shpëtimi janë angazhuar në zonat e goditura rëndë nga përmbytjet, disa prej tyre ndër më të varfra në Shtetet e Bashkuara.

Këto janë përmbytjet më të mëdha që kanë goditur disa pjesë të SHBA-ve këtë sezon veror, përfshirë qytetin Seint Luis në shtetin e Mizurit në fillim të kësaj jave e sërish ditën e premte. Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike po i bëjnë katastrofat e shkaktuara nga moti më të zakonshme.

Marrë nga VOA

andy beshear permbytjet ne kentaki

Sondazh

Poll